Aksidenti në magjistralen Kërçovë – Gostivar/46 vjeçari humb jetën, vajza minorene me lëndime të rënda!

Read Time:41 Second

Një 46 vjeçar nga Shkupi humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin e trafikut që ndodhi rreth orës 18 në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar afër fshatit Kollare. Me lëndime të rënda ka përfunduar edhe bashkëudhëtarja e viktimës që është  minorene.

“Më 01.03.2024 në orën 18:20 në stacionin policor Kërçovë, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kollare, automjeti ‘ford’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.N. (46) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Madje, ai nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek nga Ndihma urgjente mjekësore. Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkëudhëtarja minorente, të konstatuara në spitalin në Kërçovë”, informoi SPB Ohër.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Kërçovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani: Nuk ka ndryshim të marrëveshjeve ndërkombëtare, fokusohemi në dhënien e pasaportave
Next post Strugani sulmoi infermieren sepse i ka thënë ta fik cigaren