Hovenier: Të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës

Read Time:5 Minute, 8 Second

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kërkon ndryshimin e mënyrës së zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ai tha se ka parë shenja pozitive nga takimi që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur të martën në Bruksel.

Hovenier para mediave iu përgjigj edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, ku nënvizoi se Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë, pasi aleanca më e fuqishme dhe suksesshme ushtarake është në Kosovë dhe se është e gatshme të përgjigjet nëse është nevoja.

”Përpjekjet tona janë të bisedojmë se si mund të vazhdojmë të inkurajojmë lëvizjen pozitive dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet shumë e qartë për këtë. Ne e respektojmë autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës, e kuptojmë se ajo ka përgjegjësi të qeverisë dhe të përcaktojë politikën e monitorimit për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, këtu nuk bëhet fjalë për dinarin, por për mënyrën se si rregullorja e Bankës Qendrore është zbatuar, por ne jemi të shqetësuar se mënyra në të cilën zbatohet, siç foli kolegu im Escobar javën e kaluar, ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si zbatohet mund të prekë popullatat e cenueshme në veçanti, por jo vetëm kufizuar në komunitetin serb të Kosovës. Ne mendojmë se është e rëndësishme të ndryshohet mënyra e zbatimit të tij për të adresuar këto shqetësime dhe bisedat tona për këtë vazhdojnë. Është mirë të shohësh se ka mundësi edhe për Kosovën edhe për Serbinë që të japin disa mendime se si mund të bëhet kjo me takime vijuese javën e ardhshme nën autoritetin, nën përgjegjësinë e Lajçak, ne i mirëpresim të gjitha këto”, tha Hovenier.

Ai shtoi se Bislimi nuk i ka treguar propozimet e Kosovës për çështjen e dinarit, pasi ka thënë se Qeveria po punon në to, derisa është shprehur optimist edhe për takimin e paralajmëruar për javën e ardhshme.

“Nuk më ka propozuar, nuk më ka dhënë propozime konkrete, mendoj se qeveria ende po punon për to dhe thotë, siç është e përshtatshme. Doja të ndaja pikëpamjet tona, të cilat i kam bërë vazhdimisht, sepse ne duam të jemi konstruktiv në këtë proces, por mendojmë se është një çështje shumë e rëndësishme për t’u trajtuar”, deklaroi Hovenier.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk duhet të shqetësohet për kërcënimet e ndryshme ndaj integritetit territorial apo sigurisë, pasi NATO me prezencën e saj ushtarake në Kosovë është e përgatitur dhe gatshme për çfarëdo situate.

“Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar fort pranë popullit të Kosovës për shumë vite dhe veçanërisht në mënyrë indirekte. Si përgjigje ndaj çdo kërcënimi ndaj integritetit territorial apo sigurisë së Kosovës që mbetet kështu… Kosova ka përfitimin e një misioni të madh të NATO-s këtu, që është unik në rajon, dhe ka garanci të mëdha sigurie që lidhen me praninë e një force të NATO-s. Forca e NATO-s që përfshin disa qindra ushtarë amerikanë që qëndrojnë me aleatët e NATO-s për të garantuar lirinë e lëvizjes, mjedis të sigurt dhe të qetë dhe është një parandalues i plotë për çdo lloj sulmi për të cilin njerëzit shqetësohen. Mund të them vetëm se përkushtimi ynë për sigurinë e Kosovës, garancitë e sigurisë që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara mbeten po aq të forta sa kanë qenë ndonjëherë. Dhe ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim, sepse ne besojmë se NATO është e përgatitur dhe e gatshme. Dhe nuk mendoj se populli i Kosovës duhet ta humbasë gjumin për këtë, sepse Aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani shumë të fuqishme këtu, e gatshme për të bërë të nevojshmen”, tha Hovenier.

Sa i përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.

Ai tha se çdo vend duhet të jetë i lirë për zgjedhjet e veta për aleancat dhe organizatat që i përket, derisa ritheksoi se duan të shohin të ardhmen e Kosovës në NATO.

“Mendoj se është e rëndësishme të jemi shumë, shumë të qartë se cila është politika e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Një pikë themelore është, ne besojmë se çdo vend duhet të jetë i lirë për veten e tij për të bërë zgjedhjet e veta për aleancat dhe organizatat në të cilat përket. Në fakt, kjo është një pjesë e madhe e angazhimit dhe mbështetjes sonë ndaj popullit të Ukrainës.. Ne mirëpresim dhe jemi shumë të vetëdijshëm që Kosova ka bërë një zgjedhje që dëshiron të anëtarësohet në NATO një ditë, dhe ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur këtë qëllim, besojmë se do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale… Kosova përballet me një sfidë dhe se disa anëtarë të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën, siç e kanë njohur Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga partnerët tanë, si shtet sovran dhe të pavarur. Ne duam ta shohim atë ndryshim. Ne duam të shohim të ardhmen e Kosovës në NATO përpara. Kosova përputhet mjaft mirë me NATO-n për sa i përket vlerave dhe institucioneve, kështu që është më shumë çështje që këto çështje të pazgjidhura të zgjidhen dhe ta shohim atë të avancuar, ne plotësisht presim që një ditë ta shohim Kosovën si një anëtare të plotë të NATO-s, dhe ne jemi duke punuar drejt këtij qëllimi. Kështu që mendoj se kjo është gjithçka që mund të them për këtë çështje. Tani për tani, unë do t’i kundërshtoja ata që duan të bëjnë krahasime dhe kontraste se kush qëndron ku në marrëdhënie me kë, ka një angazhim të madh që avancon Kosovën të sigurt, duke përfshirë nëse ajo zgjedh ta ushtrojë atë ashtu siç bën, është e drejtë të shkohet drejt anëtarësimit në NATO”, tha Hovenier.

Pas takimit një ditë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, deri më 22 mars, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Bojmacaliev: Me pajisjet digjitale kemi kapur më shumë dhënës sesa pranues të ryshfetit
Next post “FBI është këtu, mbështesim SPAK”, Ndihmës Sekretari Tod Robinson: Do të vazhdojmë me ‘non grata’ për të korruptuarit