Gratë e Maqedonisë së Veriut martohen në moshë më të re, në krahasim me gratë nga vendet e rajonit
Gratë në Maqedoninë e Veriut martohen në moshë më të re në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mosha mesatare në të cilën vajzat e vendit tonë martohen është 26.6 vjet, tregojnë analizat e statistikës së portalit “Landgeist”, të bazuara në të dhënat e Eurostatit.
Vajzat në Malin e Zi martohen në moshën mesatare 27.5 vjeç, në Bullgari 28.3, në Serbi 28.5, në Kroaci dhe Kosovë 28.8 dhe në Greqi 30.9.
Në shumicën e vendeve evropiane, gratë martohen për herë të parë mbi moshën 30 vjet. Dallimi mes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore është i dukshëm, sa më shumë të shkosh në perëndim, aq më e lartë është mosha mesatare.
Më të reja martohen ukrainaset në 24.9 vjeç, vajzat në Bjellorusi në 25.1 vjeç dhe në Turqi në 25.2 vjeç.
Gratë në Suedi, ndërkaq, martohen në një moshë mesatare 34.8 vjeç, në Spanjë në 34.7 dhe në Norvegji në 34.1.
“Landgeist” vëren dhe se mosha në të cilën gratë martohen nuk do të thotë domosdoshmërisht që ato të hyjnë në një lidhje ose të krijojnë familje më vonë. Nëse shihet harta në pjesën e lindjes, jashtë martese, duken gjithnjë e më shumë çifte po bëjnë fillimisht fëmijë, ndërsa më pas martohen ose në përgjithësi nuk martohen.
Të Tjera
Osmani në Strasburg: Multilaterizmi mbetet përgjigjja e vetme efikase ndaj sfidave
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mbajti fjalim në Seancën e 133-të të...
Ministri Toshkovski paralajmëron hapje të lëndëve të reja
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se pavarësisht se a do të jetë ai ose jo në krye...
RMV, rrjedhin afatet për të vendosur, katër kandidatë për deputetë në betejë për dy kolltukë deputetësh
Afati për Gjykatën Administrative, e cila duhet të vendosë nëse do t’i pranojë kundërshtimet e KSHZ-së për rivotim në shtatë...
Mitsotakis: Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së dhe në marrëdhëniet me Greqinë
Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të sjellë pasoja në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet dypalëshe...
Si do ta ndryshojë marrëdhënien Greqi-Maqedoni e Veriut, presidentja Davkova! Flet historiani!
Historiani Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila, DritareTv, komentoi deklaratën e Siljanovska Davkova, që ka nxitur reagime në Athinë,...
VIDEO/ 3 milionë euro, kjo është rezidenca madhështore e Loredanës në Zvicër
Reperja e njohur, Loredana Zefi, jeton prej vitesh mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Sukseset e saj jashtë vendit nuk kanë patur...
Average Rating