
Taravari: Mjekimi i të lënduarve në Koçan është falas, nuk ka nevojë që askush të mbledhë para
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp tha se trajtimi i pacientëve nga zjarri i Koçanit në vendet tjera përgjithësisht është pa pagesë.
Duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve në lidhje me spekulimet se po mblidhen para për mjekim, ai u përgjigj se nuk ka nevojë të përhapen gënjeshtra.
“Përgjithësisht, 99 për qind e trajtimit është falas dhe nuk ka nevojë që askush të mbledhë para. Pra, nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që u publikua tre-katër ditë më parë, nuk është tani. Ndoshta në disa vende, por përgjithësisht 99 për qind e trajtimit në të gjitha vendet është falas”, tha Taravari.
Ai shtoi se Qeveria ka siguruar mjete për udhëtim dhe akomodim për dy prindër apo familjarë të pacientëve në të gjitha vendet.
Ministri informoi se pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës në Ministrinë e Shëndetësisë se numri i pacientëve që trajtohen aktualisht është 162 dhe sot 10 prej pacientëve që janë të shtruar në spital do të lirohen nga spitali.
Në tragjedinë e ndodhur më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë humbur jetën 59 persona dhe mbi 150 janë lënduar.
Të Tjera
Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21
Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari,...
Taravari: Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin
Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN...
Gashi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Romëve
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për Ditën e Romëve. “Me...
Sela takohet me presidentin e Shqipërisë: Biseduam për situatën e shqiptarëve në RMV
Kryetari i Aleancës për Shqipëtarët, Ziadin Sela në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot në Tiranë është...
“Sonte e largojmë Arben Taravarin nga VLEN-i?”
Situata e fundit në koaliconin VLEN kanë trazuar politikën në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Sa do e vogël të...
Trupi i pajetë i Aleksandar Karadakoskit, është sjellë në Maqedoni dhe do të varroset nesër në Koçan
Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktima e 60-të nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, është transportuar dje nga Lituania në...
Average Rating