Tabaku: Nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, që i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve
Pak pasi qeveria shqiptare u krenua për rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku publikoi një video ku analizoi nëse rritja e vlerësimit është përkthyer në rritje të të ardhurave për shqiptarët.
Në postimin e saj në Facebook, Tabaku analizoi disa shifra që lidhen me të ardhurat për frymë në raport me çmimet
“Çmimet janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, ndërsa pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian”, u shpreh Tabaku.
Më tej ajo nënvizoi se Shqipëria po varfërohet edhe nga krahu i punës ku të rinjtë po largohen sa nga tregu i punës, por edhe nga Shqipëria, duke “ia lënë vendin e hapur për punë pensionistëve”.
Tabaku solli në vëmendje që vitin e shkuar 21 mijë të rinj janë larguar nga tregu aktiv i punës ndërsa 27 mijë pensionistë u rifutën në këtë treg.
Më tej ajo nënvizoi se si “mrekullia” e kësaj qeverie vazhdon të japë ndihmën më të ulët sociale, pagat më të ulëta në rajon dhe kryesimin e kemi vetëm tek varfëria.
“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating