BDI: Ministri i VMRO-DPMNE-së shënjestron Qendrat Sociale në vendbanimet shqiptare

Read Time:1 Minute, 23 Second

BDI akuzon ministrin e Ministrisë për Punë dhe Politike Sociale, Gjoko Velkovski, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE se rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaçërisht ndaj shqiptarëve.

“Ditë më parë në televizion nacional i njëjti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanë bërë shpërndarjen e ndihmave sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare.

Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone kërcënues se do të bartin përgjegjësi, dhe se shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të duhen t’i kthejnë mjetet e marra financiare.

Fitimi i të drejtës për të qenë shfrytëzues i secilës prej pakove sociale kalon filtrin e programit elektronik që quhet “Spil programi”. Asnjë punëtor social, nuk vendos dhe nuk pranon të drejtën e ndihmave sociale pa miratimin e sistemit, andaj ata nuk mund të jenë fajtorë. E aspak fajtor nuk mund të jenë qytetarët që janë kategoria e rrezikuar sociale e të cilët aplikojnë për ndihme sociale dhe të njëjtën ua mundëson vet sistemi i krijuar.

Ditët e fundit Sistemi Spil ka probleme, ndryshimi i të dhënave të qytetarëve ndryshon nga momenti në moment, dhe e gjitha kjo ndodh 1 muaj para zgjedhjeve”, akuzojnë nga BDI.

Nga atje i bëjnë thirri ministrit të punës dhe politikës sociale që deri në azhurnimin e saktë të të dhënave të tërhiqet nga ky vendim, për ndryshe do të mund të konstatojmë se veprimi është i qëllimshëm dhe tendencioz pikërisht në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.

Më herë ministri i MPPS-së, Gjoko Velkovski tha se 2252 persona në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë ndihmë sociale dhe pension për më shumë se një vit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Nga Shkupi në Mekë, me biçikletë! Njihuni me Qamuran Hirdën
Next post Sot 1 Prilli, “Dita e Gënjeshtrave”/ Njihuni me historikun