Ylli i Barcelonës del nga vetura dhe i drejtohet me tone të ashpra një tifozi në moshë të mitur
Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez, ka dalur nga makina e tij për t’u konfrontuar me një tifoz i cili e ofendoi atë pas largimit nga qendra stërvitore.
Barcelona transferoi Martinezin verën e kaluar si lojtar i lirë nga Athletic Bilbao. Sidoqoftë, ata nuk arritën që ta regjistrojnë atë deri në fund të afatit kalimtar.
Edhe pse duket se spanjolli do të largohet në verë, mediumi Sport raporton se Barcelona po ngurron ta lë Martinezin në një pozitë të vështirë dhe janë të gatshëm ta ndihmojnë atë që të gjejë një klub të ri.
Situata e Martinezit tek Barcelona ka bërë që disa tifozë të kthehen ndaj tij, dhe ai u filmua duke u konfrontuar me një tifoz jashtë qendrës stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper, të cilit iu drejtua me tone të ashpra.
32-vjeçari ndaloi veturën dhe vendosi që t’i sqarojë hesapet ballë për ballë me tifozin i cili ishte duke e ofenduar atë.
“Kjo është hera e fundit”, ishin fjalët që Martinez i tha tifozit. Ai madje e quajti atë edhe “idiot”.
⛔️✋🏼 Inigo Martinez said stop to some fans insulting him. pic.twitter.com/YZJcs8WFFe
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2024
Martinez pati disa fjalë edhe për personat e tjerë të cilët ishin të pranishëm në atë moment dhe po incizonin atë që po ndodhte.
“Kjo është hera e fundit që më ofendoni mua. Kjo vlen edhe për ty (kameramanin)”, kishte thënë ai.
Reprezentuesi spanjoll ka bërë paraqitje të mira sa herë është ftuar nga Xavi për të luajtur, por lëndimet kanë bërë që ai të luajë vetëm 15 ndeshje deri më tani këtë sezon.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating