
“U fyen në baza etnike në Kumanovë..” , KB Çair 2030 reagon për incidentin
Reagim nga Klubi i Basketbollit Çair 2030 lidhur me incidentin në Kumanovë
Klubi i Basketbollit Çair 2030 dje zhvilloi ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kundër ekipit nikoqir, KB Kumanova. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë tejet të tensionuar, ku fatkeqësisht u dëgjuan sharje dhe fyerje me përmbajtje etnike, të papranueshme në çdo fushë, e sidomos në sport. Si pasojë e fyerjeve dhe sharjeve në baza etnike nga ana e delagatit, u dha urdhër që salla të zbrazet menjëherë.
Përveç mungesës së një organizimi të mirëfilltë nga ana e nikoqirit – përfshirë probleme teknike me semaforin dhe ndriçimin e sallës – situata eskaloi jashtë parketit. Pas përfundimit të ndeshjes, përkrahës të ekipit vendas tentuan të vandalizojnë autobusin e klubit tonë, duke lënë edhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste dhe fyese.
KB Çair 2030 dënon ashpër këtë sjellje të turpshme dhe antishtetërore. Sporti është vend i respektit, rivalitetit të shëndetshëm dhe bashkimit, e jo i urrejtjes dhe vandalizmit. U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të hetojnë këtë incident, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më në arenat tona sportive.
Të Tjera
Merren tre buste bronzi në varrezat e Butelit
Më 14.04.2025 në SPB Shkup, S.А.М.(47), S.Sh.(68) dhe М.G.(69), të gjithë nga Shkupi, denoncuan se në Varrezat e Qytetit „Butel“...
Gabimi frojdian i “skenarit serb” në Maqedoninë e Veriut
Tragjedia në diskotekën “Pulse” të Koçanit më 16 mars të këtij viti, e cila deri më tani ka rezultuar me...
6 vjeçarja nga Kumanova u gjet në Gazi Babë
Gjashtë vjeçarja nga Kumanova, e cila dje u raportua e zhdukur nga shtëpia e saj dhe më pas u gjet...
VLEN-i sonte pret përgjigje nga ASH-ja e Taravarit! Mexhiti: E duam ASH-në në VLEN, por jo ASH-në që e ka opsion edhe BDI-në
Zëvendëskryeministri i parë, një prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti pret që ASH-ja e Arben Taravarit sonte ta sqarojë brenda...
Taravari sot është 1-shi, e jo zero-ja!
Gjithçka nisi dhe vazhdon me Arben Taravarin. Ai nuk mbahet me këmbë të qelqta, por me një vendosmëri dhe mision...
Çerdhja e Çairit, 5 vjet në ndërtim
Investimet publike në kopshte nuk janë treguar efektive në përmbushjen e objektivave të tyre. Revizioni ka konstatuar dobësi të theksuara...
Average Rating