“Thënë shkurt, +20 deputetë”, Ademi tregon emrat e kandidatëve për deputetë nga radhët e Frontit Europian

Read Time:57 Second

Fronti Europian dje në KSHZ ka dorëzuar listat me të gjithë kandidatët për deputetë ndërsa do të garojë në të gjitha gjashtë zonat zgjedhore. Siç njoftoi Arbër Ademi nga shtabi qendror i BDI-së, bartës të listave në zonën 1 do të jenë Blerim Bexheti dhe Ilir Hasani, në zonën 2 Sadulla Duraku dhe Skender Rexhepi. Në zonën 3 do të jetë Sulejman Baki, në zonën 4 Enver Husein. Në zonën 5 Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi ndërsa në zonën 6, Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi. Fronti Europian pret që në përbërjen e re parlamentare të ketë mbi 20 deputetë.

“Fronti Europian e ka mbështetur fuqishëm programin dhe kauzën e përbashkët. Integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe ndalimin e politikave dhe ndikimeve ruse në vend e më gjere. Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mire, lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike janë kryefjala e programit të përbashkët. Besojmë fuqishëm se fronti europian me kandidatët tanë do të shënojë fitoren e radhës, fitoren më të thellë që është regjistruar deri tani. Thënë shkurt, +20 deputetë”, tha Ademi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Nuk ka të arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesit janë ende të lirë
Next post Sela: Taravari ka të drejtë të ankohet – Vendimi i gjykatës ndërpreu qëllimin për rrënimin e ASH-së