Pas 102 vitesh hapet xhamia në Selanik, kryhet riti i faljes së Fitër Bajramit

Read Time:43 Second

Pas 102 vitesh, është hapur në Greqi xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale, u rihap sot. Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të muajit të agjërimit.

Në orët e para të mëngjesit, në xhami u mblodhën një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar. Oficerë policie qëndronin në hyrje të xhamisë duke kryer edhe kontrolle mes besimtarëve.

Vendimi i rrallë për Greqinë ortodokse, u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07:30, nga Imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Zgjedhjet 2024/ KSHZ: 88 monitorues të huaj për zgjedhjet – 13 nga Kosova!
Next post Geer: Verifikuesit e fakteve të mos kenë presione politike