Geer: Verifikuesit e fakteve të mos kenë presione politike

Read Time:1 Minute, 8 Second

Në konferencën rajonale në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, përveç organizatave që veprojnë në këtë fushë, morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, institucioneve dhe mediave nga vendi dhe rajoni.

Në fjalimin e tij, Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, David Geer, theksoi se verifikuesit e fakteve duhet të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të mos kenë presione politike. Sipas tij, me afrimin e zgjedhjeve, po dalin në sipërfaqe sulmet që po bëhen ndaj verifikuesve të fakteve.

“Për fat të keq kjo nuk ndodh vetëm në Maqedoninë e Veriut, por mund të pritet edhe në disa pjesë të Evropës në muajt e ardhshëm, sepse ky është vit i zgjedhjeve në më shumë vende…Prandaj, është përgjegjësi e jona dhe detyrë e institucioneve shtetërore që të flasim qartë kur rrezikohen verifikuesit e fakteve. Nëse nuk punojmë për këtë, atëherë heqim dorë nga mbrojtja e demokracisë”, tha Geer.

Përveç rreziqeve gjatë zgjedhjeve, në konferencë u diskutuan edhe sfidat tjera e vendeve të rajonit në ballafaqimin me ndikimet e huaja dhe dezinformatat. Folësit konstatuan se dezinformatat janë problem për sigurinë e shteteve, nxisin urrejtje dhe dhunë, dhe e rrënojnë besimin tek institucionet.

Ballafaqimi me dezinformatat duhet të intensifikohet, me forcim të verifikimit të fakteve në media si dhe me edukim mediatik të qytetarëve që do të zmadhojë rezistencën e tyre ndaj dezinformatave.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Pas 102 vitesh hapet xhamia në Selanik, kryhet riti i faljes së Fitër Bajramit
Next post Specialistët privatë në Maqedoni paralajmërojnë grevë të përgjithshme