Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse dhjetë herë më e mirë se ajo që ofron opozita
Kandidati për president Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja, në tubimin e mbrëmshëm në Gjevgjeli tha se nëse prishet marrëveshja e Prespës, atëherë vendi del nga NATO. Ai tha se garnitura aktuale qeverisëse me të gjitha të metat është dhjetë herë më e mirë se ajo që ka ofruar apo ofron opozita tani.
“Dallimi është i madh, si e bardha me të zezën, si toka me qiellin. Me të gjitha të metat, ne jemi 10 herë më të mirë nga ajo që ata kishin ofruar më parë apo që ofrojnë tani, në fakt ata ofrojnë vetëm riciklim të regjimit. Për çfarë? Sepse të gjithë ata janë fëmijët e Gruevskit. Sekretari i përgjithshëm i Gruevskit tani është kryetar i VMRO DPMNE-së, njeriu i dytë i Gruevskit tani është njeriu i dytë i Hristijan Mickoskit, Antonio Milloshovski ishte njeriu i tretë në kohën e Gruevskit, tani është njeriu i tretë i Mickoskit. Nuk dallojnë as me emër as mbiemër e lëre më për kuptimin e politikës dhe praktikimin e politikës. Për këtë arsye të mos lejojmë që pas shumë viktimave, pas aq shumë kompromiseve, pas shumë viteve pritje, të gjithë jemi lodhur, me qindra bllokada, tani kur jemi në prag të hyrjes në BE t’i japim pushtet këtyre njerëzve për shkak se ata dinë të shkojnë vetëm mbrapa”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president. /Alsat.mk
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating