Arrestohet e më pas lirohet Goran Grujevski, përgjegjësi për përgjimet ilegale
Në Zagreb është arrestuar ish kryeshefi i drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski, i cili kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar nga MPB. Siç mëson Alsat ai është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në aeroportin e Zagrebit në kryeqytetin e Kroacisë.
Pas kontrollit të çështjes, Interpoli ka tërhequr fletëarrestin ndaj tij, sepse Goran Grujevski gëzon azil politik në Greqi. Arrestimin e ish krye shefit të drejtorisë së pestë të MPB, Goran Grujevski e konfirmon e Ministria e Punëve të Brendshme.
“Gjatë ditës së djeshme nga ana e Interpolit të Kroacisë morëm informatë se është arrestuar personi me inicialet G.G. Gjatë ditës së sotme, po ashtu morëm informatë nga Interpoli i Kroacisë së personi me inicialet G.G. është liruar”, thanë nga MPB-ja.
Goran Gruevski, së bashku me kolegun e tij Nikola Boshkovski, në vitin 2017 u arratisën në Greqi, ku dhe kërkuan azil politik pas akuzave ndaj tyre në rastin “Target-Fortesa” të ish- Prokurorisë Speciale, lidhur me përgjimet ilegale në Maqedoninë e Veriut.
Me ndryshimet në Kodin Penal, Gjykata Penale e Shkupit, më 17 tetor 2023, mori vendim për ndalimin e procedurës penale kundër të akuzuarve Goran Grujevski, Sasho Mijallkov dhe 4 të akuzuarve të tjerë për veprat penale të bashkimit kriminal dhe shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit për shkak të vjetërsimit të veprave. Por, gjyqi vazhdon për pjesën që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating