“6 policë burgjesh dyshohet se i mundësuan arratisjen një të dënuari për vrasje”, Prokuroria me detaje rreth aksionit të sotëm

Read Time:57 Second

Pesë policë të Policisë së Burgjeve të ndihmuar nga një koleg në Policinë e Burgjeve, mundësuan arratisjen e një të dënuari për vrasje, këtë e ka treguar hetimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell TV21. I dënuari po trajtohej në një spital privat, ku nga dhoma e spitalit ka shkuar në dhomën e pirjes së duhanit. Policët kanë dalë nga dhoma dhe i dënuari është arratisur me veturë. Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 6 efektivëve në Policinë e Burgjeve, me arsyetimin se ekziston mundësia që ata të arratisen, të fshehin provat ose të ndikojnë tek dëshmitarët.

“Më datë 26.10.2023, në një objekt privat shëndetësor në Shkup, pesë të dyshuarit – zyrtarë të policisë së burgjeve në burgun e Idrizovës Shkup, si grup, të ndihmuar nga një i dyshuar i gjashtë – praktikant – polic fillestar në Policinë e Burgjeve, kanë mundësuar arratisjen e personit të dënuar për veprën penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Hetimet paraprake po kryhen edhe për 11 policë të tjerë, për të cilët Prokuroria kërkon që të shqiptohen masa kujdesi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani: Është pikërisht Serbia ajo që duhet ta votojë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Next post Vdesin binjakët e bashkuar më të vjetër në botë!