Jo vetëm ndryshimet kushtetuese, edhe vetingu kusht për koalicion qeverisës

Read Time:1 Minute, 24 Second

Përveç ndryshimeve kushtetuese, kusht për formimin e Qeverisë do të jetë edhe marrëveshja për veting. Kështu thotë kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani. Ai shton se se secili që do të ketë pretendim të bëhet funksionar do të duhet fillimisht të marr certifikatën që e jep ShBA, BE dhe NATO.

“Nuk do të ketë qeveri pa marrëveshje për veting të plot të të gjithë bartësve të funksioneve publike. Secili që do të ketë pretendim, të bëhet ministër, drejtor, gjykatës ose prokuror, do të duhet fillimisht te merr certifikatën që jep ShBA, BE dhe NATO edhe atë në dy drejtime, a kanë lidhje me interesin rus dhe a janë të involvuar në korrupsion Vetëm kjo do të pastron skenën tonë nga këto dy të keqe, ndikimi rus dhe korrupsioni”, deklaroi Bujar Osmani – Fronti Europian.

I pyetur për këtë, Arben Taravari nga VLEN tha se ky është  nënçmim i  inteligjencës së qytetarit dhe pyeti se pse Osmani dhe BDI nuk e kanë bërë vetingun qe 20 vjet.

“Unë pyes publikisht, pse nuk e kanë bërë deri tash. Kanë mundur të bëjnë që 20 vjet ose 7 ose 8 vjet. Unë e kam ftuar disa herë Bujar Osmanin, hajde të nënshkruajmë veting edhe për politikanët edhe për gjykatësit edhe për prokurorët. Unë e di se disi e nënçmojnë inteligjencën e qytetarit dhe kjo nuk është mirë se Bujar Osmani dhe BDI qe 10 vite premtojnë veting dhe nuk e bëjnë”, tha Arben Taravari – VLEN.

Ndryshe përveç vetingut, kusht për formimin e Qeverisë janë edhe ndryshimet kushtetuese për çka liderët e partive shqiptare thonë se ka marrëveshje xhentëlmenësh, se nuk do të hyjnë në asnjë koalicion qeverisës pa u kaluar kjo çështje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mbyllen 15 shkolla, numri i shkollave fillore në rënie
Next post Sindikata e Postës së Maqedonisë njofton protesta, nuk marrin pagat e tyre