MASH njofton shkollat se ditët e lira për shkak të zgjedhjeve do të zëvendësohen të shtunave
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mësimi në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat fillore dhe të mesme. Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor.
“23 prilli dhe 7 maji, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 07:00 deri në orën 11:00, me orë të shkurtuara mësimore për të gjitha paralelet gjegjësisht klasat. Në shkollat e tjera, në të cilat nuk do të votohet, mësimi zhvillohet si zakonisht dhe sipas orarit të caktuar ditor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
MASH më tej rikujton se viti mësimor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor.
“Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor”, thekson MASH-i.
Njoftimi i dërguar deri te shkollat e ka publikuar edhe Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) në faqen e tyre në FB, me pyetjen: “Nga kur ditët jopune brenda natës bëhen ditë pune?”
“Ministri i Arsimit duhet të tërheqë menjëherë Njoftimin për shkollat, me të cilin detyrohen të punojnë ditët “jo pune”, të shpallura nga Qeveria, për shka të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme. Në të vërtetë edhe edhe vitet e tjera shkollore kanë përfunduar dhe janë verifikuar nga ministri me më pak se 180 ditë pune, siç është viti shkollor 2021/22”, theksohet në reagimin e SASHK-ut.
Ndryshe, këtë vit nxënësit për herë të parë do të kenë pushim pranveror, i cili do të fillojë më 29 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating