Tetovë: Ndalohen dy persona, ngjitën material propagandistik gjatë heshtjes zgjedhore

Read Time:42 Second

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke ngjitur materiale propaganduese për zgjedhjet presidenciale, gjatë heshtjes zgjedhore.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe një person të mitur.

“Më datë 23.04.2024 në ora 01.05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë vepruar pas raportimit se në fshatrat e Tetovës persona të cilët ishin me një automjet, në kohën e heshtjes parazgjedhore, po ngjisnin material propagandues për zgjedhjet e tanishme presidenciale, kështu që në Siniçan të Tetovës janë ndaluar personat R.R. (19) dhe një i mitur, të dy nga i njëjti fshat, duke ngjitur materiale propagandistike për një kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale. Me ta është zhvilluar intervistë zyrtare në Njësinë e Policisë-Kamnjan, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Myftinia e Tetovës: Myftinia fantazmë e Tetovës ka përvetësuar fitrat
Next post Tetovë: Dalja në votime deri tani është 3.2%