RMV, Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë sot do të vendosë nëse do të shtrenjtohet polisa e sigurimit
Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë, duhet të shqyrtojë sot raportin e Byrosë Kombëtare të Sigurimeve (BKS) për arsyetimin dhe korrektësinë e vendimit për rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga shoqëritë e sigurimit. Pritet që të ndërmerren hapat e duhur në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.
Kujtojmë se prej 25 prillit sigurimi për regjistrimin e automjeteve është rritur me 15 për qind. Çmimet e reja më të larta vlejnë për makinat me fuqi mbi 44 kilovat (KW) dhe për kamionët. Çmimi i sigurimit për makinat me fuqi deri në 44 kilovat mbetet i njëjtë.
Sipas çmimores së re, pronarët e automjeteve me fuqi nga 44 deri në 55 KW do të paguajnë 6.292 denarë në vend të 5.453 denarë për sigurim. Sigurimi për automjetet me motor nga 55 në 65 KW rritet nga 6.166 denarë në 7.116 denarë, për veturat me motor nga 66 në 84 KW nga 7.133 denarë në 8.233 denarë, ndërsa nga 8.510 denarë në 9.821 denarë është rritur sigurimi për vetura me motor nga 84 në 110 KV. Sigurimi për automjetet me motor mbi 110 KW tani do të jetë 11.879 denarë, ndërsa deri më tani ishte 10.294.
Një numër i madh qytetarësh janë habitur nga çmimet e reja dhe kanë pyetur se përse është shtrenjtuar regjistrimi i tyre, por as punonjësit nuk kanë ditur se si t’u shpjegojnë se për çfarë shkaktohet rritja e çmimit. Kompanitë e sigurimeve u thanë se sistemi në të cilin bëhen policat ka çmime të reja që kanë hyrë në fuqi më 25 prill.
Çmimi i sigurimit të automjeteve përcaktohet nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve.
Ndërkohë Byroja Kombëtare e Sigurimeve tha se çmimi për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike ka mbetur i pandryshuar në 15 vitet e fundit dhe është kategoria e vetme në vend që nuk ka pësuar rritje çmimi.
Byroja thotë se rritja e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve vjen si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të risigurimeve, makinave, çmimit të pjesëve të këmbimit, rritjes së pagave dhe tendencës së lartë të vazhdueshme inflacioniste.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating