Qytetarët mund të paraqesin shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321
Në zyrën e Avokatit të Popullit, nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.
Siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës).
“Gjithashtu, sot do të ketë kujdestari edhe në zyrat rajonale në Strumicë në nr. e tel. (034)329-996, Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488” theksohet në kumtesën e sotme të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit, theksojnë nga atje, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cilat, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve për realizimin e të drejtës së tyre të garantuar.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating