Asnjë parashtresë në Prokurori për parregullsi në zgjedhje – njofton Xhelal Bajrami
“Në përputhje me informacionet e marra nga prokuroritë publik në gjithë shtetin, dita e sotme zgjedhore në të cilin votohet në në zgjedhjet parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë deri në këtë moment është duke kaluar gjeneralisht qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor. Nga fillimi i votimit në mëngjes, deri te prokuroritë publik dhe në adresën e veçantë elektronike në izbori@jorm.mk nuk janë paraqitur incidente dhe parregullsi në vendvotime të cilat kanë elemente të veprës penale”.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e shkeljeve eventuale në zgjedhje, Xhelal Bajrami.
Bajrami ka shtuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur parashtresa në Prokurorinë Publike Themelore Veles, me dyshimin për ryshfet dhe është gjetur armë dhe municion për çfarë është formuar edhe lëndë për hetim
“Gjatë ditës së djeshme, tashmë kemi njoftuar se është parashtruar kallëzim në PPTH Veles me dyshime për blerje votash dhe është gjetur dhe marrë municion, për çfarë është formuar lëndë në PPTH Veles për dy persona. Për një person tashmë ka procedurë urgjente me propozim për paraburgim për sasi të madhe të armëve dhe municionit të cilat janë gjetur tek ai. Për personin e dytë lënda do të shkojë në procedurë të rregullt, kurse në të njëjtën kohë, PPTH Veles tashmë ka ndërmarrë për të vërtetur dyshime të cilat kanë të bëjnë me blerje votash”, qëndron në njoftimin e Bajramit.
Bajrami ka bërë të ditur se denoncime ka pasur edhe në Ohër dhe Kriva Pallankë, por për këto ngjarje nuk janë parashtruar kallëzime penale.
Bajrami përfundon se edhe përskaj këtyre dyshimeve, mund të “përfundohet se cikli zgjedhor është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe pa shkelje të mëdha”.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating