ODIHR me mbi 300 vëzhgues në vendvotimet në vend, konkludimet do t’i njoftojë nesër

Read Time:56 Second

 Misioni i ODIHR-it për vëzhgim të zgjedhjeve ka më shumë se 300 vëzhgues në vendvotimet në shtet për ndjekjen e procesit në rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjeve parlamentare.

Xhilian Stirk, e cila e udhëheq misionin e ODIHR-it, pas vizitës në vendvotimin në shkollën fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” në Qendër, deklaroi se konkludimet do t’i njoftojnë pasi t’i marrin rezultatet nga vëzhguesit e tyre të sistemuar nëpër shtet dhe se misioni i ODIHR-it i vlerëson zgjedhjet në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe legjislaturën e vendit.

“Do t’i shqyrtojmë rezultatet kur të arrijnë nga tërë vendi e pastaj do t’i nxjerrim konkludimet tona të bazuara në vëzhgime, të cilat janë siguruar nga vëzhguesit tanë të shumtë”, deklaroi Stirk.

Rezultatet e para nga vëzhgimi, misioni do t’i njoftojë nesër në ora 15 në h. “Aleksandar Pallas”.

Përfaqësuesja e ODIHR-it me ekipin e saj është në Shkup nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të sistemuar në vend në nëntë lokacione të ndryshme, duke i ndjekur të gjitha aspektet në përgatitjet e këtyre zgjedhjeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “Afishe të partive politike në Çair e Shuto Orizarë, agjitacion politik në Tetovë e Kumanovë”, Angellovski tregon raportimet për parregullsi zgjedhore
Next post Zajaz: Kuti thuajse të zbrazëta, pak banorë votuan për president, shumë më shumë për deputetë