U rrëzua nga shtrati – Vdes foshnja 7 muajshe pas ndërhyrjes kirurgjike në Strugë, nisin hetimet

Read Time:38 Second

Një foshnjë shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës ka ndërruar jetë herët në mëngjes në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmus” në Ohër, shkruan Alsat.

Foshnja u dërgua në spital nga nëna pasditen e djeshme. Foshnja kishte hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhja në tru, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por më pas ndërroi jetë.

Sipas deklaratës së nënës, lëndimet kanë ndodhur pas rënies nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e tyre.

Prokuroria thotë se do të bisedohet me familjen për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave.

Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup./ Miki Trajkovski

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Deri më 28 maj pritet të definohet gjithçka, ministritë, drejtoritë…
Next post Vendimi i KSHZ-së për pranimin e ankesave, përplas Frontin Evropian dhe VLEN-in