Mitsotakis: Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së dhe në marrëdhëniet me Greqinë

Read Time:4 Minute, 8 Second

Në intervistë ai ka kujtuar paralajmërimin e tij, siç tha ai, në vitin 2019 se ratifikimi i Marrëveshjes i detyron të dyja vendet ta zbatojnë atë në të ardhmen.

“Për atë që do të bëjmë, e paralajmërova qeverinë e re të Shkupit me një deklaratë të qartë se çdo devijim nga Marrëveshja me siguri do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës. Sa i përket termit “maqedonas”, kjo është e garantuar për fat të keq në Marrëveshjen e Prespës dhe kjo ishte mosmarrëveshja jonë madhore”, tha Mitsotakis.

Duke komentuar vendimin e djeshëm të opozitës Syriza për dorëzimin e tre memorandumeve në parlament, kryeministri grek tha se është një praktikë që arrin realisht kufijtë e absurdit.

“Më ka bërë përshtypje fakti që Syriza ka nxituar dje për të dorëzuar në parlament tre memorandumet. Tani, kur shohim atë që kemi dyshuar prej kohësh, se mund të vijë qeveria e ardhshme dhe të sfidojë disi thelbin e Marrëveshjes, që në fakt është ‘erga omnes’, pra një emër për të gjithë. Tani le të vijmë të ratifikojmë memorandumet dhe të humbasim çdo armë negociuese që kemi për Shkupin”, theksoi kryeministri grek.

Mitsotakis theksoi se kanë ndjekur zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, kanë parë që po vjen një qeveri e re, kanë lexuar çfarë është thënë dhe siç ka shpjeguar ai, prandaj kanë zgjedhur që të mos ratifikojnë memorandumet.

“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet derisa të jemi absolutisht të bindur se pala tjetër ka respektuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës”, ​​tha Mitsotakis.

Partia opozitare greke Syriza, dje në parlamentin grek i ka dorëzuar për herë të dytë memorandumet me Maqedoninë e Veriut në formë projektligjesh, pasi ato janë dorëzuar një herë nga qeveria aktuale pak më pak se katër vjet më parë. Të tre memorandumet kanë saktësisht të njëjtën përmbajtje me ato të dorëzuara në shtator 2020 nga ministrat e atëhershëm.

Bëhet fjalë për memorandume që i referohen perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe mbikëqyrjes ajrore.

Kryetari i grupit parlamentar të Syrizës, Sokratis Famelos, theksoi se ratifikimi është imperativ i interesit kombëtar.

“Qeveritë e Mitsotakisit tash e pesë vjet e mohojnë sistematikisht promovimin dhe thellimin e Marrëveshjes së Prespës. Një marrëveshje që i shërben interesit kombëtar, por edhe paqes, bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajonin veçanërisht të ndjeshëm të Ballkanit. Në vend që të promovojë Marrëveshjen, z. Mitsotakis mbron ruajtjen e ekuilibrit brenda partisë në pushtet dhe përdorimin e çështjeve kombëtare në komunikim. Megjithatë, vonesa në ratifikimin e tre memorandumeve të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut paraqet një kthim të rrezikshëm, duke dëmtuar interesat e vendit në një kohë kur mjedisi ndërkombëtar po bëhet i pasigurt”, tha Famelos.

Sipas procedurave në parlamentin grek, memorandumet duhet të shqyrtohen nga komisioni kompetent për Siguri Kombëtare dhe Punët e Jashtme dhe pasi anëtarët e komisionit të japin dritën jeshile, ratifikimi do të jetë në seancë të Kuvendit.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, dje në një intervistë për televizionin grek Mega, theksoi se ratifikimi i memorandumeve në parlament do të ndodhë kur Greqia të vlerësojë se ka respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Për mua qëndrimi i opozitës është i pakuptueshëm, i pakuptueshëm sepse në këtë moment do të paraqesin një projektligj për ratifikimin e memorandumeve, kur është e qartë se pala tjetër nuk është në disponim për harmonizim”, thotë Ministri i Jashtëm grek.

Kreu i diplomacisë greke tha dje në një intervistë për televizionin grek ERT:

“Të gjithë e kuptojmë se lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut mund të ketë mendim tjetër ideologjikisht, por ka çështje që janë përtej vullnetit të tyre”.

Reagimet e një-pas-njëshme për Marrëveshjen e Prespës kanë nisur të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës, por e përdori vetëm emrin “Maqedoni”. Ndaj këtij veprimi menjëherë reagoi pala greke, opinioni vendas dhe ndërkombëtar, çka bëri që presidentja e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska Davkova të pranojë t’i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues. Reagimet janë edhesi pasojë e fitores së VMRO-sëe cila vazhdimisht është shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s. Vendi gjithashtu ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005 dhe fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Si do ta ndryshojë marrëdhënien Greqi-Maqedoni e Veriut, presidentja Davkova! Flet historiani!
Next post RMV, rrjedhin afatet për të vendosur, katër kandidatë për deputetë në betejë për dy kolltukë deputetësh