Ligji për riorganizimin e Qeverisë 88 vota “pro” ndryshimeve ligjore – Fronti Evropian siguroi shumicën prej 2/3!
Me 88 vota “për”, para orës 03.00 të mëngjesit u votua Ligji për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me çka numri i Ministrive në Qeveri rritet për 25% respektivisht nga 16 në 20.
Shumicës prej 2/3 të VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, iu bashkangjit edhe Fronti Evropian i BDI-së duke siguruar votat kyçe për ndryshimin e përbërjes qeveritare.
Mbështetja ndodhi paraprakisht kur delegacione të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Frontit Evropian ishin takuar në Kuvend, me çka u njoftua se mbështesin ndryshimet.
Janë pranuar edhe kërkesa të Frontit Evropian.
“Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”, thone nga Fronti Evropian.
Por, jo të gjithë deputetët e Frontit Evropian mbështetën ndryshimet ligjore për Riorganizimin e Qeverisë. Ligji nuk u mbështet nga Deputetët e ASH-së së Ziadin Selës. Pavarësisht kësaj, nga kjo parti thonë se do të mbeten pjesë e Frontit.
“Ne mbetemi pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë në takimin e Frontit Evropian me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, por njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë për tema që nuk pajtohemi siç janë këto ndryshime ligjore”, thone nga ASH- krahu i Seles.
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating