PËRFITUESIT MË TË MËDHENJ PËRMBARUESIT, QYTETARËT HUMBËS TË MJERUESHËM!

Read Time:5 Minute, 54 Second

Përmbaruesit në 18 vite që kur kanë filluar të punojnë kanë paguar 1 miliard e 922 milion euro në bazë të kërkesave për përmbarim. Në këtë hark kohor janë pranuar 1.993.277 kërkesa për përmbarim, prej të cilave janë realizuar 758.532 lëndë. Me fjalë tjera niveli i realizimit është 38.05 për qind, tregon raporti i fundi vjetor i Odës së përmbaruesve në Maqedoninë e Veriut. Shumë jashtëzakonisht e lartë për një vend dhe shoqëri të varfër, por përmbaruesit nuk e kanë ndërmend të ndalen pasi askush që është mbi ta nuk po i ndal dot që kjo veprimtari famkeqe e tyre të merr fund njëherë e përgjithmonë. Kjo gjë duhet të rregullohet me ligj që tavani i kamatës mos të jetë më i lartë se borxhi, por përderisa po vjelën qytetarët askush nuk po brengoset.

Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut, rreth 2 miliardë euro për 18 vite –

Përmbaruesit në 18 vite që kur kanë filluar të punojnë kanë paguar 1 miliard e 922 milion euro në bazë të kërkesave për përmbarim. Në këtë hark kohor janë pranuar 1.993.277 kërkesa për përmbarim, prej të cilave janë realizuar 758.532 lëndë. Me fjalë tjera niveli i realizimit është 38.05 për qind, tregon raporti i fundi vjetor i Odës së përmbaruesve në Maqedoninë e Veriut.

Vetëm në vitin e shuma e mjeteve të paguara në emër të lëndëve ka arritur në afër 160 milionë euro. Arkëtimi nga qytetarët si individë është rekord me 41.9 milionë euro, dhe paraqet rezultatin më të mirë në raport me një vit më parë apo 40.5 milionë euro në vitin 2022, i cili konsiderohej deri tani më i suksesshmi. Rekord është edhe arkëtimi nga institucionet shtetërore si debitorë me 29,53 milionë euro, që është padyshim rezultati më i mirë nga vitet e kaluara. Nga biznesi, apo nga personat juridikë janë paguar 90.34 milionë euro.

Raporti vë në dukje numrin më të madh të vendimeve të realizuara deri më tani me 76.572 lëndë me rezultat pozitiv . Ky rezultat është për 14.057 lëndë më i lartë se rekordi i mëparshëm me 62.515 lëndë në vitin 2018. Numri i lëndëve të zgjidhura në vitin 2023 është për 18.371 më i lartë se në vitin 2022. Lidhur me efikasitetin e punës, viti i kaluar me afër 159 milionë euro është i dyti pas viti rekord të 2017-ës kur janë paguar 166 milionë euro. Përderisa viti 2022, ishte i treti në 18 vite me pagesa me shumën vjetore prej 144 milionë euro.

Gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 76.572 kërkesa dhe përafërsisht po aq kërkesa të reja janë hapur nga ana e përmbaruesve në vitin 2023. Sipas Odës së përmbaruesve “kërkesat e reja reale të pranuara për ekzekutime në vitin 2023 ka në 99.785 raste”.

Qytetarët që nga viti i kaluar janë ankuar se Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve nuk zbatohet nga përmbaruesit dhe i referohet parashkrimit të borxheve që zgjasin mbi 10 vjet. Nga ana tjetër ankohen edhe personat juridikë dhe përmbaruesit që i përfaqësojnë kërkesat e tyre, pas së cilës pasoi iniciativa në Gjykatën Kushtetuese. Interpretimi i tyre është se vetëm kamata mund të rregullohet, por nuk mund të ketë parashkrim për borxhet. Ndryshimet në këtë ligj janë miratuar në mesin e vitit 2023.

Përmbaruesit në mbrojtje të interesit të bankave shkatërrojnë dhe fundosin qytetarët –

Përmbarimi është i paraparë si instrument me qëllim që të mos dëmtohen bankat apo kreditorët ato që kryesisht japin hua. Dhe, si i tillë paraqet instrument efikas sepse në të kaluarën gjyqet kanë qenë të mbushura me lëndë dhe këto shoqëri bankare nuk kanë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, prandaj është paraparë përmbarimi si shërbim publik i cili ushtrohet nga përmbaruesit. Por, në realitet ky shërbim publik kur shkelet nga vetë përmbaruesit kjo shkon krejt në kurriz të qytetarëve duke dëmtuar deri në palcë si pasojë e ngarkesës dhe shtimit të borxhit, deri në afat të pa caktuar.

Avokati i popullit, Naser Ziberi, për Zhurnal më herët pati thënë se nuk është problemi te ekzistenca e përmbaruesve, por te shkeljet e dispozitave ligjore që bëhen pikërisht nga këta përmbarues. Sepse, sipas tij përmbaruesit marrin mjete që nuk janë të parapara për përmbarim, kamata nuk ka tavan, bllokohet burimi i vetëm financiar e të tjera, që krejt këto rëndojnë jetesën e qytetarëve.

“Nuk paraqet problem sistemi, por keqpërdorimi sistemit. Do të thotë rastet kur përmbaruesit nuk respektojnë dispozitat ligjore për përmbarim, ligjeve për marrëdhënie obligative të cilat shpesh herë shkelen nga ana e përmbaruesve. Këto shkelje shpesh herë ndodhin në rastet kur përmbaruesi nuk e bënë informimin në kohë të kreditorit apo atij që ka borxh, pra mos njoftimi në kohë ja shkurton mundësinë qytetarit që ta shlyejë borxhin dhe mos t’i bllokohet llogaria, mos t’i rritet kamata. Problemi i dytë paraqitet kur përmbaruesi merr mjetet të cilat me ligj janë të ndaluara të preken siç janë ndihma sociale, shtesat fëmijërore, e kështu me radhë, ose merren më shumë mjete se sa me ligj është e lejuar. Kur një qytetarë e ka burim të vetëm financiar rrogën apo pensionin, përmbaruesi nuk guxon ta ndalojë më shumë se një të tretën, por në praktikë ndodhë e kundërta”, pati deklaruar Ziberi.

Ai shtoi se, problem tjetër shumë serioz janë edhe mjetet që përmbarohen, pasi shpesh herë ndodhë të përmbarohen mjete që janë ekzistenciale si kushte elementare për jetesë, duke përfshirë këtu edhe mobiljet e shtëpisë, aparate të ndryshme si televizor, frigorifer, mjete të cilat ligjërisht janë të përjashtuara nga përmbarimi.

Por, nuk është kjo e tëra pasi çështja kryesore dhe shumë problematike e dëmtuese për qytetarët është edhe mungesa e një tavani për kamatën. Pra, në mënyrë legjitime kamata rritet pa ndërprerë dhe kalon shumën e borxhit, dhjetëfishohet deri në pa kufi. E kjo rëndon dhe shton borxhin sa më shumë, që qytetarët mos të kenë mundësi kurrë në jetë ta shlyejnë atë borxh, që i bie edhe nëse paguajnë me këste paguajnë vetëm kamatën por jo edhe borxhin. Më e trishtë se kaq, qytetari vdes por borxhi vazhdon të jetojë dhe i transferohet trashëgimtarëve.

Kur flasim për përmbarues dhe qytetarët si palë të dëmtuar, avokati i popullit tha për Zhurnal se ka jashtëzakonisht shumë ankesa nga qytetarët të cilat janë rrëqethëse, një borxh prej 3 mijë eruove, i bëhet 10 mijë e deri 15 mijë euro, ose mos të flitet për shumë më të mëdha kur borxhi është 20 mijë apo 30 mijë euro, qytetarët vdesin dhe nuk arrijnë ta paguajnë borxhin, madje u bartet edhe trashëgimtarëve borxhi.

Nuk ka mundësi logjike që një qytetarë me një pagë minimale përnjëherë të paguajë një shumë aq të lartë të borxhit, edhe nëse paguan me këste i bie që paguan vetëm kamatën por jo edhe borxhin, prandaj mos kufizimi i kamatës ndëshkuese paraqet problem serioz për qytetarët. Prandaj, kur kërkohen shkaqet tjera pos mungesës së punës se përse qytetarët braktisin vendin, në këtë shkaqe mund të llogaritet edhe kjo “përdhosje” e dinjitetit të qytetarët që në emër të ndihmës e mbrojtjes ligjore shkatërrohen, fundosen dhe dëmtohen maksimalisht qytetarët. /Zhurnal.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sot, më së nxehti – temperatura deri në 40 gradë Celsius
Next post Mickoski zbardhi investimin e parë të huaj në vend, ja për çka bëhet fjalë