Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Read Time:1 Minute, 15 Second

Presidentja Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për pjesëmarrësit e Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin.Të dy presidentët zhvilluan një takim të shkurtër, në të cilin shkëmbyen mendime për periudhën paszgjedhore në vend dhe formimin e qeverisë së re dhe pritjet për zbatimin e reformave në rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.

Presidentja Siljanovska Davkova dje në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit kryesor për krerët e shteteve dhe qeverive, ku folën edhe nikoqirët e konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Fjalim pati edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në panelin kryesor morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë.

Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, ndër të tjera, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar dhe sot është i nevojshëm një lloj i ri i planit Marshall për Ukrainën e shkatërruar.

Në seancë u vlerësua pozitivisht qëndrimi ekzistues i përbashkët evropian se ndihma gjithëpërfshirëse për Ukrainën duhet të vazhdojë.

Konferenca është vazhdim i serisë së ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës, pas fillimit të agresionit ushtarak rus. Një qëllim kryesor i ngjarjes është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për rindërtimin, reformën dhe modernizimin e Ukrainës, transmeton Portalb.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ish-presidenti i SHBA-së, Clinton: Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë
Next post Institucionet alarmojnë: Mos pini ujë nga burimet në Banjë të Tetovës!