Institucionet alarmojnë: Mos pini ujë nga burimet në Banjë të Tetovës!

Read Time:50 Second

Uji mineral në Banjë të Tetovës, nuk është i përshtatshëm për pirje dhe autoritetet rekomandojnë që të mos përdoret deri në njoftimin e radhës. Dje u ekzaminuan dy çezma, njëra në kthesë para mbërritjes në Banjë dhe tjetra më poshtë pranë xhamisë

“Uji mineral natyral në kthesën në zonën Banjë nuk rekomandohet për t’u pirë, pasi përmban papastërti, përkatësisht baktere koliforme dhe një nivel të lartë kalciumi. Uji nga çezma e xhamisë nuk është për përdorim njerëzor, sepse ka ndotje fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Uji mineral natyral përmban baktere koliforme, Esherihia koli dhe Enterokoki. Uji nuk është për përdorim njerëzor, që do të thotë se njerëzit nuk duhet as të lahen, informoi dr. Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Tetovë.

Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin për pirje deri në njoftimin e radhës. Bëhet fjalë për ujë mineral për të cilin ka një çezmë të improvizuar që ndodhet rreth dy kilometra nga Tetova në vendin për piknik Banjë .

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
Next post Keni kujdes sonte, ja çfarë moti do të mbajë pas dite