Mile Janakieski lirohet sot nga burgu

Read Time:59 Second
Pas gjashtë vitesh në burg, sot lirohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, Janakieski ka qenë në arrest shtëpiak dhe burg efektiv. Fillimisht është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” të PSP-së dhe më pas është transferuar në burgun “Shkupi”, ku ka qenë deri më sot. Që nga formimi i PSP-së, Janakieski është ndjekur penalisht në disa lëndë gjyqësore. Pas arratisjes së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim. Në nëntor të vitit të kaluar, Mile Janakieski e ka mposhtur shtetin para gjykatës në Strasburg dhe do të marrë dëmshpërblim sepse është konstatuar se i është shkelur e drejta për liri nga neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ish-ministri i akuzuar në lëndët “Shkallët spanjolle” dhe “Organizimi i 27 prillit” ndodhej në paraburgim, ndonëse sipas gjykatës nuk kishte arsye për privimin e tij nga liria. Shkelja e dytë është në pjesën e shpejtësisë së vendimmarrjes për ankesat e tij para këshillit penal në Gjykatën penale të Shkupit, e cila ligjërisht është dashur të zgjasë maksimumi 48 orë.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Abuzimi me çmimet në prag të votimit të Qeverisë së re
Next post Davkova: Rusia u përpoq të marrë territor me dhunë