Shqipëria ndahet nga RMV, mban Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor
Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe Greqinë, kanë marrë vendim të mërkurën (25 Shtator) që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe ta ndjekë e vetme rrugën drejt anëtarësimit në union.
Lajmi konfirmohet për Euroactiv nga një zëdhënës i Be-së.
“Rruga drejt anëtarësimit në BE për dy vendeve ballkanike ishte e bashkuar në fillim të nisjes formale të negociatave në verën e 2022”, shkruan Euractiv, duke shtuar se mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Bullgarisë bllokuan hapjen e grupkapitujve, duke ndikuar edhe në progresin e Tiranës.
Tashmë Shqipëria pritet ta hedhë hapin e radhës në mes të Tetorit ku në Konferencën Ndërqeveritare do të hapet “Kapitulli 1 – Bazat”.
“Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të vijuar në rrugën e saj në BE”, shkruan ndër të tjera Euractiv.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating