Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr

Read Time:55 Second

Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

“QMK rajonale Tetovë, njoftoi se përmes numrit të vetëm për thirrje për saste urgjente, 112, në 11:57, dje ishte pranuar thirrje për alpinisten e zhdukur (72-vjeçare) në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pas çka u organizua organizuar hetim që vazhdoi edhe sot, kur u zbardh”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në hetim, siç thonë nga QMK, ishin të përfshirë renxherë nga NP “Mali Sharr” bashkë me drejtorin e tyre, 12 pjesëtarë të njësisë speciale nga MPB, pesë nëpunës policorë nga SP Tearcë.

“Sot në mëngjes, nga NP ‘Mali Sharr’ njoftuan se sot në orën 7:30 është gjetur gruaja në vendin ‘Ruzhen Kamen’, por pa shenja jete. Për nxjerrjen e gruas nga tereni i vështirë dhe i pakapshëm intervenohet edhe nga ana e alpinistit Nadir Murseli, i cili ndihmon në raste urgjente në Malin Sharr. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes do të kryejë ekipi i SPB Tetovë, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori publik”, njoftuan nga QMK.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Next post Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser