Faton Ahmeti: Po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar masën e “Balancuesin” ka ngjallur reagime në opinion. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka reaguar kundër këtij vendimi. Sipas Ahmetit, Me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi.
Statusi i plotlë i Faton Ahmetit:
”Turpi ka emër!
Me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi.
Koalicioni VREDI e vazhdoi gjumin edhe ditën e sotme, duke mos guxuar as të bëjnë një reagim të vetëm, ashtu siç nuk kanë guxuar tashmë 100 ditë qeverisje.
Shqiptarët nuk nënshtrohen, reagimi do të jetë shumë më i fortë se sa e keni menduar.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating