“Balancuesi i ka prekur, prandaj e heqin” – Hasani: VLEN-i vetëm po i arsyeton vendimet antishqiptare të VMRO-së

Read Time:1 Minute, 28 Second

dhe Ligji për përfaqësim të barabartë, që Qeveria e re po dëshiron ta sjellë si zëvendësim për Balancuesin, do të duhet të ketë një mekanizëm në formë kalkulatori që do të përllogariste zbatimin e ligjit, vlerëson deputeti i BDI-së, Fronti Europian, Ilir Hasani, në DailyClick.

“Për këtë çështje nuk ka diskutim se duhet ligj i veçantë, neve na duhet një kalkulator të cilin ne do i punësojmë shqiptarët dhe do të duhet metodologji. Po i ka prekur, prandaj edhe e kanë hequr. Kjo ka qenë kampanjë parazgjedhore e VMRO-DPMNE-së, merreni programin, shkruan për ta hequr Balancuesin për shkak se pa avancohen shqiptarët me Balancues. Përndryshe pse ta heqim?! Pse ta prishim një gjë që ka funksionuar dhe funksionon?!”, tha Ilir Hasani

 

Shfuqizimi i tij i dhemb çdokujt, tha Hasani. Akuzoi koalicionin shqiptar VLEN që është pjesë e Qeverisë, të cilët sipas deputetit të BDI-së, po mundohen ta arsyetojnë çdo vendim antishqiptar që merr VMRO-DPMNE-ja.

“Në vend se të dalin të thonë, balanceri po hiqet, ngadalë bre, të ndalemi të flasim, të shohim… pa dalë ligji, nuk mund ta heqim Balancuesin, apo? Je partner në koalicion. Ai mundohet me dalë e qytetarin e thjeshta ta bindë se Balancuesi ka qenë një kalkulator dhe një gjë e pavlefshme të cilin BDI-ja e ka keqpërdorur për punësimin e maqedonasve… mendoj… vendose gishtin në kokë”, tha ai.

Hasani pohoi se edhe vetë ai ka qenë dëshmitar i rasteve të keqpërdorimit të Balancuesit, por thotë se janë raste aq të rralla, më pak se 1%, që mund të ndreqeshin me inspektim por jo duke e rrënuar gjithë misionin që ka pasur Balancuesi. Tash, sipas Hasanit, në çdo institucion ka defaktorizim dhe deshqiptarizim dhe koalicioni VLEN nuk po arrin ta ndalojë këtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Vdekjet në Sllatinë, lirohet babai dhe dërgohet në Spital
Next post Shfuqizimi i “balanserit” Bexheti: Turpi ka EMËR – “ВРЕДИ”