A do të dërgohet pr/ligji për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias? Mexhiti: Pse jo?

Read Time:1 Minute, 1 Second

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se nuk ka asgjë kundër që pr/ligi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias, përcjell TV21. Mexhiti nuk tregoi se çfarë do të përfshijë ligji, ndërsa tha se duhet të kihet kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të drejtë.

“Çfarë do të përmbajë ligji për përfaqësim të drejtë? Dhe a do të shkojë në Komisionin e Venecias? Do të thotë ligji…pse jo, mendoj mirë është
që pr/ligji të shkojë, të jetë gjithçka pastër, që në fund të mos dalë si ligjet e tashme që janë gjysmakë dhe për këtë janë problematikë, si Ligji për Gjuhët, Balancuesi, nuk jemi kundër kësaj, ndërsa çfarë do të përmbajë, nuk mund të themi, por mund t’iu them që do të ketë debat publik, ku do të përfshihen në mënyrë inkluzive akademikë nga të gjithë universitetet, profesionistë nga kjo sferë, të gjithë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë, afatgjate dhe zgjidhje që nuk do të mund nesër ose pasnesër të kontestohet nga dikush. Dmth duhet të kemi kujdes në kategorinë kushtetuese përfaqësim i drejtë, por njëkohësisht të mos vijmë ndesh me Kushtetutën dhe nesër pasnesër të na ndodhë kjo situatë”, theksoi Mexhiti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari dhe Limani së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar në Gostivar!
Next post RMV, 12 raste të reja me Covid-19, vaksinat “Pfizer” të disponueshme në pikat e vaksinimit