Mbyllen 13 kënde lojërash në Maqedoni
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëjnë të ditur se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave. Nga atje thonë se janë mbyllur 92 kënde lojërash, nga të cilët në 24 prej tyre kanë konstatuar mangësi.
Siç bëjnë të ditur nga AUV, 16 prej tyre nuk janë regjistruar në AUV si operator ushqimor, ndërsa 8 të tjera nuk i kanë plotësuar kërkesat higjienike, pra nuk kanë zbatuar procedurat e praktikës së mirë higjienike.
“Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në fillim të këtij muaji ka kryer kontrolle në këndet për lojëra. Nga kontrollet janë mbuluar 92 kënde lojërash, ku 16 prej tyre nuk janë të regjistruar në AUV si operator ushqimor. Në 8 prej tyre inspektorët konstatun se nuk i plotësonin kërkesat higjienike, pra nuk kanë zbatuar procedurat e praktikës së mirë higjienike.
Në 16 kënde lojërash është konstatuar se punonjësit nuk kanë kryer kontrolle shëndetësore, si dhe janë konstatuar devijime në aspektin e sigurisë ushqimore, gjatë të cilave janë sekuestruar dhe asgjësuar padëmshëm 11.5 kilogramë bulmet. Për mospërputhjet e konstatuara janë dhënë 19 vendime dhe janë urdhëruar masa për heqjen e tyre, 13 qendra lojërash janë mbyllur përkohësisht dhe 32 janë dënuar me gjobë”, bëjnë të ditur nga AUV.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating