Prokuroria e Shkupit ngriti procedurë kundër pjesëmarrësve në përleshjen e fundit me armë në Çair
Në lidhje me incidentin e armatosur të ndodhur më 14 tetor në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, pas kallëzimit penal nga MPB kundër tre personave, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë penale kundër tyre për veprën penale – Pjesëmarrja në përleshje nga neni 132 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Prej tyre, për dy prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ndërsa një i dyshuar aktualisht është në arrati dhe nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Për një person tjetër, pjesëmarrësi i katërt në ngjarje, për të cilin ka konstatime paraprake se me akt të dhunës së armatosur ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor – plagosje me armë zjarri viktimës, po zhvillohet procedura për mbledhjen e provave. Ai i dyshuar aktualisht është duke vuajtur dënimin me burgim për një vepër tjetër në INP “Idrizovë”, thonë nga Prokuroria.
Rati në fjalë ndodhi më 14 tetor, ndërsa dhjetë ditë para kësaj date pati një tjetër të shtënë dhe sulm të armatosur në Çair.
Më 16 korrik 2024, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, pjesë e gupit të Gërçecit.
Rivaliteti mes grupeve kriminale fillon prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.
Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të 6 marsit. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte i fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating