Këshilltari i BDI-së, Mustafi:Komuna e Tetovës keqpërdor me fondet publike
Këshilltari komunal, Fitim Mustafi nga BDI-ja e Tetovës, ka akuzuar e Komunës së Tetovës për keqpërdorime me fondet e prokurimit publik për vendosjen e semaforëve në kryqëzimin e bulevardit “Bllagoja Toska” me rrugën “Mehmet Pash Deralla”.
Mustafi ka thënë se pasi u rrezikua jeta e qindrave qytetarëve nga aksidentet thuajse të përditshme, Komuna e Tetoves vendosi që më në fund t’i vendosë semaforët, por edhe kjo po bëhet vetëm për sy e faqe.
Texti integral nga konferenca e sotme për shtyp:
”Tashmë është krijuar një traditë në komunën e Tetovës nga kjo udhëheqësi që çdo punë që tentojnë ta bëjnë e kanë për qëllim interesin personal dhe jo atë të qytetarëve.
I tillë është rasti edhe me semaforët e vendosur te kryqëzimi i rrugës Bllagoja Toska me rrugën “Mehmet Pashë Deralla” afërt spitalit.
Në kohën kur ne si këshilltarë të BDI-së kërkonim që të vendosen semaforë, nga Komuna thonin se ka sinjalistikë dhe se nuk ka nevojë për semaforë.
Pasi u rrezikua jeta e qindrave qytetarëve nga aksidentet thuajse të përditshme, Komuna e Tetoves vendosi që më në fund t’i vendosë semaforët, por edhe kjo po bëhet vetëm për sy e faqe.
Në tenderin e shpallur nga komuna, kërkohet që semaforët dhe shtyllat të jenë të reja. Semaforët gjithashtu duhet të jenë të pajisur me kohëmatës dhe me sustë për këmbësorët.
Por çfarë në të vërtetë u realizua deri tani?
Shyllat e semaforëve janë të vjetra, që datojnë prej para afro 20 viteve. Semaforët nuk kanë kohëmatës e as susta për këmbësorët dhe siç e shihni nuk janë as funksional për momentin, ndërsa nga komuna krekosen se është zgjidhur problemi.
Pyesim kryetarin e komunës se kush nga ju e keqpërdori këtë tender? A do të ketë sanksione ndaj operatorit nëse faji është i tij? A do të zbulohet fajtori dhe a do të ketë përgjegjësi për skandal?
Pasurimi i udhëheqësve të Komunës në kurriz të qytetarëve është vepër penale dhe ata që keqpërdorin fondet e tetovarëve duhet të mbajnë përgjegjësi para organeve të drejtësisë!
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating