BDI: VLEN pa hezitim po rrënon gjithçka është arritur me mund në shëndetësi
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka njoftuar opinionin se si që nga ardhja e VLEN-it në pushtet e deri më sot, për 100 ditë rrënuan dhe vazhdojnë të rrënojnë gjithë ato të arritura në sektorin e shëndetësisë.
Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga Konferenca për media.
Të nderuara media, të dashur qytetarë
Që nga fillimi më punë të kësaj Qeverie, me shqetësim të thellë jemi duke i vëzhguar nga afër ndryshimet që bëhen në sferën e shëndetësisë, të ekzekutuara nga VLEN.
Nga mungesa e legjitimitetit janë të detyruar të pranojnë nënçmimin dhe në të njejtën kohë të cenojnë të drejtat e një populli të tërë.
Ne me mund dhe sakrifice arritëm fillimishtë të krijojmë kuadër shëndetësorë të të gjitha niveleve ( teknik/motra medicinale, specijalist, doktorë shkence, professor universitar), nga mundi i Shqiptarëve ata gjetën shëndetësi me përfaqsim në të gjitha nivelet, udhëheqës në shumë institucione shëndetësore, kuadro të dëshmuar ndërkombëtarisht.
Shqiptarët udhëheqnin me mbi 50 institucione shëndetësore, deri në përfshirjen e VREDi-it në qeveri, pa legjitimitet nga populli të cilët pa hezitim rrënuan dhe vazhdojnë të rrënojnë gjithë ato të arritura.
Insitucionet që menaxhoheshin nga kuadro shqiptarë gjatë qeverisjes së BDI-së ishin si vijojnë:
1. Fondi për Sigurim Shëndetësorë I RMV
2. Instituti për Shëndet Publik I RMV
3. Agjencioni I Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED)
4. Klinika Universitare e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare
5. Klinika Universitare e Kirurgjisë Digjestive
6. Klinika Universitare e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive
7. Klinika Universitare e Neurokirurgjisë
8. Klinika Universitare e Kirurgjisë Maksilofaciale
9. Klinika Universitare për Sëmundje të mushkërive tek fëmijët ‘ Kozle’ – Shkup
10. Klinika Universitare e Traumatologjisë, Ortopedisë, Anestezioni dhe Reanimacioni, Trajtim Intenziv dhe Qendra Urgjente Kirurgjike.
11. Klinika Universitare e Kardiokirurgjisë
12. Klinika Universitare e Kirurgjisë së Fëmijëve
13. Klinika Unviersitare e Nefrologjisë
14. Klinika Unviersitare e Hematologjisë
15. Klinika Universitare e Otorinolaringologjisë
16. Klinika Universitare e Reumatologjisë
17. Klinika Universitare e Kardiologjise
18. Klinika Universitare e Semundjeve për Femijë
19. Klinika Universitare e Gastroenterohepatologjisë
20. Klinika Universitare për Pulmologji dhe Alergologji
21. Klinika Universitare e Oftalmologjisë
22. Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji
23. Klinika Universitare e Urologjisë
24. Klinika Universitare e Dermatologjisë
25. Klinika Universitare e Endokrinologjisë
26. Klinika Universitare Toksikologjisë
27. Klinika Universitare e Neurologjisë
28. Klinika Unviersitare për Semundje Infektive dhe Febrile
29. Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikë
30. Klinika Unviersitare për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim – Shkup
31. Klinika Universitare për Semundje Kirurgjike ‘Shën Naum I Ohrit’ – Shkup
32. Klinika Universitare Stomatologjike – Shkup
33. Klinika Universitare e Biokimis Klinike
34. Instituti I Mjeksisë Transfuzive
35. Instituti I Mjeksisë së Punës – Shkup
36. Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozit – Shkup
37. Instituti I Biokimisë – Shkup
38. Drejtoria e Shërbimeve të Përbashkëta në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’- Shkup
39. Spitali Klinikë – Tetovë
40. Spitali I Përgjithshëm ‘ Ferid Murad’ – Gostivar
41. Spitali I Përgjithshëm – Strugë
42. Spitali I Përgjithshëm – Dibër
43. Spitali Psikiatrik – Shkup
44. Spitali Special për Gjinekoilogji dhe Obstetrikë ‘Nënë Tereza’ – Çair
45. Spitali Special për Ortopedi dhe Traumatologji ‘ Shën Erazmo’ – Ohër
46. Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë
47. Shtëpia e Shëndetit – Likovë
48. Shtëpia e Shëndetit – Gostivar
49. Shtëpia e Shëndetit – Kërçovë
50. Qendra për Shëndet Publik – Tetovë
51. Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë
52. Qendra për Shëdet Publik – Shkup
Sot, pas 100 ditë qeverisje, në Qendrën Universitare ‘Nënë Tereza’ – Shkup nga 34 Klinika Universitare vetëm 3 Klinika udhëheqen nga Drejtorë Medicinal Shqipëtarë, veprim i cili nënçmon kapacitetin e mbi 100 Specijalistëve Shqipëtarë që janë dëshmuar për kapacitet profesionale në dhënjen e shërbimeve shëndetësore si dhe edukimin e kuadrove të reja, kuadro të deshmuar edhe ne arenën ndërkombëtare me punime shkencore, implementin të metodave të reja në sfera të ndryshme të mjeksisë.
Sot ky aset kombëtarë nuk e meriton Nënçmimin që e sollët në 100 ditë Qeverisje.
Kur vendet tona fqinje hapërojnë në implemnetimin e teknologjive inovative, teknologjisë robotike, intelegjencës artificiale, Ne për 100 ditë qeverisje ballafaqohemi me Deshqiptarizimin e Institucioneve Shëndetësore.
Sot, të gjitha Klinikat Universitare pranë TOARKIQE udhëhiqen nga kuadro Maqedon, 1 Drejtorë Medicinal dhe 4 Udhëheqës Klinike Maqedon.
Sot FSSHRMV për here të parë udhëhiqet nga dy Drejtorë Maqedon, duke e ditur rëndësin e këtij institucioni, institucion I cili harton buxhetin për të gjitha ins.Shëndetësore, Institucion nga I cili e gjithë popullata mer shërbime për 100 ditë ndryshoi në të gjitha nivelet:
Nga 3 Drejtore Sekotri Shqipëtarë , Sot vetëm 1 Drejtor Sektori Shqipëtarë.
Zëvendësim I anëtarëve Shqipëtarë pranë komisioneve të ndryshme me Maqedonas p.sh( Komsioni për pajisje Ortopedike nga 9 anëtarë 5 ishin Shqipëtarë, Sot rritet numri dhe në 11 anëtarë VETËM 3 janë Shqipëtarë.
Gjithashtu edhe në njësitë rajonale të FSSHRMV kemi ndryshime ku shqiptarët janë zëvendësuar me maqedonas.
Udheheqës I Njësisë Rajonale të FSSHRMV – Kumanovë – Maqedon.
Udhëheqës I Njësisë Rajonale të FSSHRMV – Kërçovë – Maqedon.
FSSHRMV ka qenë Institucion kryesorë në rritjen e buxhetit të Klinikave, veçanërisht rritjen e buxhetit të Spitalit Klinikë – Tetove, Spitali I Pergjithshëm ‘Ferid Murad’ – Gostivar , Spitali I Pergjithshëm – Strugë.
Po, Historikisht është dëshmuar se për të rënuar, për të prish eshtë më lehtë dhe më shpejt ( 100 ditë).
Me mund dhe sakrificë arritëm buxhetin e Spitalit Klinikë – Tetovë nga 38 mil.denarë që ishte në vitin 2006, sot buxehti I Spitalit Klinikë të Tetovës arriti vlerën afër 1 miljard denar.
Spitali I Përgjithshëm ‘Ferid Murad’ – Gostivar nga 22 mil.denar në vitin 2006, sot 500 mil.denar.
Spitali i Përgjithshëm i Strugës nga 10 mil.denar në vitin 2006, sot 350 mil.denar.
BDI, në krye me Liderin Ali AHMETI me vision të qartë, me qëllime fisnike, falë politikave të pastra Europiane, në çdo veprim duke ndjejtë përgjegjsinë që populli Shqiptarë ja ka dhënë, arriti të krijojë kushte për edukimin, formimin e këtyre kuadrove profesionale, së paku mos na ktheni pas.
Andaj, ne si BDI, propozojmë që urgjentisht Ministri Taravari ta tërheqë vendimin për pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura për punësimin e 1117 Punetorëve Shëndetësorë, vendimi I cili është miratuar nga Qeveria e kaluar, e promovuar poashtu si e arritur e madhe e ish Ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti!
Gjithashtu, propozojmeë që mjetet e ‘kursyera’ nga shkarkimi I Drejtoreve Organizativ ti parashikon për punësimin e të gjithë Specijalizantëve Privat.
Të respektohet Marrëveshja Kolektive për rritje të pagave.
Ministri I Shëndetësisë të azhurohet me informatat reth programeve strategjike, planeve strategjike për shëndetësi egzistuese të cilët janë të aprovuar edhe nga komisionet europine. Të mos formoj komisione të panevojshme për të joshur dhe për ti ulur zërat e pakënaqura.
Average Rating