Samiti Europian në Salzburg, kryeministri i Maqedonisë së Veriut: E ardhmja jonë është në BE!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski mbajti sot fjalim në panelin dhe prezantimin e tij në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg, kushtuar të ardhmes dhe reformave të Bashkimit Evropian.
Veprimtaria e organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE), Kongresi Evropian, me rreth 700 të ftuar dhe mbi 60 folës nga e gjithë Evropa, mbahet këtë vit për të 20-tën herë nën moton “BE: Nuk ka të ardhme pa reforma”.
Mickoski në Facebook ka bërë të ditur se në prezantimin e tij ka theksuar se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë vendi ka bërë lëshime dhe hapa të shumtë që dëshmojnë përkushtimin e saj për të ardhmen evropiane.
“Ajo që mungon është vullneti i ndjekur nga veprimet që rajoni të kalojë realisht nga dhoma e pritjes evropiane drejt realizimit të së ardhmes evropiane. E ardhmja e rajonit është në transformimin dhe ndërlidhjen ekonomike dhe politike. Ne po luftojmë që kompanitë maqedonase të dalin përtej kufijve, të ndihmojnë eksportet dhe të tërheqin kapital të huaj. Deri më tani në këtë periudhë të shkurtër kemi treguar rezultate dhe së bashku do të bëjmë shumë më tepër”, thekson kryeministri Mickoski në njoftim.
Ai mori pjesë në një darkë mbrëmë, me ftesë të kryetarit të provincës së Salzburgut dhe kryetarit të Institutit të Rajoneve Evropiane, Franz Schausberger.
“Me bashkëbiseduesit i kam përcjellë përkushtimet dhe synimet tona drejt rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa duhet të hapë dyert për vendet që bëjnë hapa përpara”, ka shkruar Mickoski në FB.
Të martën ai do të ketë takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Schallenberg.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating