Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit

Read Time:1 Minute, 22 Second

Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për falje, përbërjen e dorëhequr ditë më parë dhe ekspertë të fushës, shkruan Alsat.

Të pyetur për një veprim të tillë, vila “Vodno” sot u mbrojt në heshtje.

Nuk dihet nëse është caktuar takim i ri, por ashtu siç tha Davkova ditë më parë, do të ketë konsultime mbi përbërjen e re.

“Qëllimi i mbledhjes është që të diskutohen të gjitha mangësitë ligjor dhe institucionale me qëllim që në të ardhmen të mos ndodhin skandale të ngjashme si kjo e fundit ku u falën persona krerë të narko klaneve. Para Vila Vodno për momentin situata është e qetë dhe nuk ka lëvizje ndërsa nuk ka as konfirmim për mbledhjen e paralajmëruar”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu.

Përbërja e re e Komisionit për falje që funksionon nën kompetencë të presidentes, jo vetëm që duhet të ketë anëtarë të rinj, por do të duhet të propozon edhe zgjidhje ligjore mbi mangësitë të cilat mund të keqpërdoren gjatë propozimit për të falur persona të dënuar me burg.

Arsyetimet e dorëheqjes së komisionit siç njoftuan, ishin në përputhje me principet e tyre personale dhe profesionale dhe jo se pranojnë se kanë bërë gabimin, ashtu siç deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Komisioni dha dorëheqjen pak ditë pasi opinioni kundërshtoi faljet që Siljanovska i aprovoi me propozim të tyre për profilet e krimit si Vlladimir Talevski, Shenoll Masllani dhe Aqif Ravmanovski.

Siljanovska tha se falja është bërë mbi parimin e veprës penale për të cilën ata vuanin dënime me burg dhe jo mbi profilin e tyre paraprak dhe aktual. / Alsat.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Next post Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas