Jakimovski pasi hyri në “listën e zezë”: Ma bëjnë njëjtë siç ia bëjnë Trumpit, kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor

Read Time:1 Minute, 22 Second

Kandidati për president në RMV Stevço Jakimovski, është i befasuar nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pasi u vendos në “listën e zezë”, ndërsa tha se kjo nuk do ta lëkundë në garën zgjedhore dhe do të jetë motivim edhe më i madh për të.

Ai deklaroi se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ishte rezultat i sondazheve, të cilat treguan se ai do të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe se akuzat për krim në urbanizëm janë të pabaza, sepse ai siç thotë, ka hequr dorë nga ato ingerenca.

Jakimovski tha se nuk është rastësi që lista e zezë është publikuar dje, kur ai ka dorëzuar kandidaturën e tij në KSHZ dhe pasi ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme.

”Si ta kuptojmë ndryshe këtë akt dhune, nëse jo si përzierje direkte në procesin zgjedhor, që është i dënueshëm dhe vepër penale. Kjo është përzierje e shërbimeve të huaja në zgjedhjen e presidentit të shtetit”, tha Jakimovski, kryetar aktual i Karposhit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari: Ftoj të gjithë kandidatët për president në debat publik
Next post Bastisje në Shkup, ndalohet një person