Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit
Në spitalin e fëmijëve në Kozle, fluksi i të prekurve me kollën e keqe është shumë i madh, por në spital shtrohen vetëm foshnjat më të rrezikuara. Aktualisht në repartin e kujdesit intensiv në “Kozle” janë 5 foshnja, më i madhi 3 muajsh, ndërsa më i vogli vetëm 25 ditësh.
“Në gjendje më të rëndë për momentin janë ata me qëndrim më të gjatë se 4-5 ditë, ata kanë sulme shumë të shpeshta, kanë nevojë për ajër. Gjysma e nënave e kanë kaluar kollën e keqe, tani edhe nënat kanë pertusis. Nëse kolliten rastësisht, prej jashtë mund t’i dëgjoni që është shumë dramatike dhe shumë alarmante sepse sëmundja përhapet, vetëm sepse fëmijët nuk janë të vaksinuar”, tha Sofija Gallbova, shefe e repartit të kujdesit intenziv “Kozle”.
Një nënë e një foshnje tre muajshe kishte marrë vetëm dozën e parë të vaksinës DiTePer dhe pas shërimit të plotë do të marrë dozat e tjera.
“Tani është më mirë se sa që ishte…Ajo fillimisht gërhiste, pastaj filloi që të kollitet. Por më së shumti më frikësonte kur gërhiste”, u shpreh nëna e një foshnje.
Sipas të dhënave të Qendrës së Shëndetit Publik, në javën e fundit, janë regjistruar 72 raste të reja me kollën e keqe, apo 67% më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh apo 58, janë në Shkup. Mosha e të prekurve është nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10-14 vjet. Nga fillimi i vitit deri më 21 mars në vend janë regjistruar gjithsej 287 raste me pertusis./Alsat/
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating