Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

Read Time:49 Second

Vazhdon greva e mjekëve privatë specialistë. Në ditën e katërt të grevës së përgjithshme, u shprehën presionet me të cilat specialistët po përballen nga klinikat dhe kolegët më të vjetër.

Hristina Ilioska Çeslaroska, specialiste interne në vitin e tretë, tha se dëshiron t’i inkurajojë të gjithë kolegët specialistë privatë, që të mos i nënshtrohen presioneve të klinikave dhe të ngulmojnë në këtë luftë.

“Duke qenë se Ministria e Shëndetësisë nuk po i dëgjon kërkesat tona, dmth kanë folur vetëm për kërkesën e tretë, të fundit, për zgjidhjen e statusit tonë, ne jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se është një proces i gjatë dhe statusi ynë nuk do të zgjidhet” – shtoi Ilioska Çeslaroska.

 

Ajo ka sqaruar se për këtë arsye kanë kërkuar që të plotësohen menjëherë dy kërkesat e para, rritja e pagesës mujore dhe vendosja e sigurimit shëndetësor. Njëkohësisht ajo theksoi se meqenëse nuk u zgjidhën ato dy kërkesa, të cilat kërkuan të zgjidhen urgjentisht, ata do të vazhdojnë me grevën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mbi tre mijë të punësuar në kulturë pa paga, prej nesër nisin me protesta
Next post Sot dyert e muzeve dhe lokaliteteve arkeologjike do të jenë të hapura dhe pa pagesë për të gjithë