Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

Read Time:49 Second

Në zgjedhjet për president të shtetit që do të mbahen nesër më 24 prill, të drejtë vote kanë gjithsej 1.814.317 qytetarë.

Sipas Listës së mbyllur zgjedhore të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për votim në shtet janë regjistruar 1.713.758 votues, 95.116 votues në punë apo qendrim të përkohshëm jashtë vendit, ndërsa 2.147 janë në vuajtje të dënimit apo në paraburgim.

Në ekstraktin e posaçëm të Listës zgjedhore për persona të cilët kanë parashtruar kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullare apo zyrat konsullare janë evidentuar 2.569 votues, si dhe 191 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët do të kryejnë votim në PDK.

Janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë parashtruar kërkesë për votim, në ekstraktin e posaçëm të Listës zgjedhore për persona të cilët gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucione për kujdes jashtëfamiljar, si dhe dy votues me status të personave të zhvendosur në brendësi, në pajtim me evidencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme
Next post Në këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar