A ka folur me Mickoskin për ndryshimet kushtetuese? Mexhiti: Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan TV21. Mexhiti thotë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës.
Qëndrimi juaj për ndryshimet kushtetuese, dhe a keni biseduar tashmë me Mickoskin rreth miratimit të ndryshimeve kushtetuese, sepse e shohim që ai thotë se nuk pranon kërcënime për ndryshimet kushtetuese?
“Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë, të një qeverie e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, do të jemi faktor që do të kontribuojë në këtë drejtim, me që tash jemi të fokusuar në kontakte me votuesin, këto do të jenë tema kur do të ulemi dhe të bisedojmë programin e qeverisë”, tha mes tjerash Mexhiti.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating