KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit

Read Time:2 Minute, 6 Second

Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e fushatës “Është radha jote”, nisi më 18.04.2024 dhe deri tani ka vizituar komuna të ndryshme në të gjithë vendin, në të gjitha njësitë zgjedhore. Votuesit në Shtip, Konçë, Strumicë, Kumanovë, Studeniçan, si dhe në Shkup (komunat e Kisella Vodës, Aerodromit, Karposhit dhe Qendrës) morën materiale informative dhe edukative si pjesë e karvanit, me qëllim që të edukohen dhe informohen saktë për të drejtat e votimit të çdo votuesi në zgjedhjet e ardhshme. Vende të tjera që u vizituan ishin edhe Staro Nagoriçani, Tetova, Tearca, Plasnica, duke përfshirë stacionin e fundit të karvanit, Manastirin dhe Gradskon.

KSHZ, si pjesë e vetë karvanit, përmes materialit të shpërndarë edukativ për të drejtat e votimit për zgjedhjet e ardhshme, i edukoi qytetarët për të dy ciklet zgjedhore. Nga të gjitha vizitat e realizuara, një numër i madh i qytetarëve i pranuan me interes informacionet edukative, të cilat u ndanë nga përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Krahas materialeve promovuese të shpërndara, mesazhi “Është radha jote” mbërriti tek qytetarët edhe në një mënyrë tjetër, me një instalim në formën e semaforit, ku ndriçon “drita e gjelbër” që çdo votues të japë votën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Njëkohësisht, të gjithë ata që preferojnë pajisjet inteligjente patën mundësinë të skanojnë semaforin e vendosur gjatë karvanit përmes një kodi QR dhe të marrin online informacion shtesë për të drejtat e tyre të votimit, në ueb faqen zyrtare www.sec.mk.

Më datën 08.05.2024, çdo zgjedhës do të ketë mundësinë për të votuar fshehurazi dhe lirisht, duke rrethuar numrin e tyre rendor në fletëvotim.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përmes fushatës edukative dhe informative – “Është radha jote”, u bën apel të gjithë zgjedhësve se të drejtat personale të votës u garantohen.

https://122b186556d002a228fbde7c5f2ff5c4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Zgjedhjet presidenciale të rrethit të dytë do të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare, më 08.05.2024.

Si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare, Programi i Qeverisë Zvicerane për Mbështetjen e Zgjedhjeve, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES (International Foundation for Electoral Systems – IFES), po mbështet fushatën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve “Është radha jote”, me qëllim që materialet edukative dhe informative të mbërrinë më afër popullsisë së zonave rurale, si dhe afër grupeve të margjinalizuara.

Nëse ende nuk e kanë bërë këtë, votuesit kanë mundësi të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në linkun në vijim: https://www.izbirackispisok.gov.mk/

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Siljanovska-Davkova: Do të respektoj, por nuk do ta përdor “e Veriut”, Pendarovski tha se është e pamundur në institucionet ndërkombëtare
Next post AMS: Rritja e çmimeve të polisave të sigurimit e pajustifikuar dhe pa bazë