“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Read Time:41 Second

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e gatshme që t’ju ndihmojë kompanive vendore të cilat duhet maksimalisht të jenë të kyçur në realizimin e aktiviteteve në të gjitha fazat të projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

Kjo u tha gjatë takimit të kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka”.

Në takim Azeski dhe udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kanë biseduar për dinamikën e zbatimit të aktiviteteve të planifikuara.

Udhëheqësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kërkuan nga Oda Ekonomike që të ndihmojnë në sigurimin e fuqisë punëtore, sipas së cilës për të gjithë periudhën e planifikuar, derisa do të zgjasë realizimi i projektit, duhet të arrijë në 4000 punëtorë (staf-inxhinierë të kualifikuar etj, si dhe staf të pakualifikuar-punëtorë të përgjithshëm).Telegrafi Maqedoni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM fillon përgatitjet për mbajtjen e kongresit llogaridhënës, pas të cilit do të vijojnë zgjedhjet e brendshme partiake
Next post Kryetari i partisë greke nga foltorja Parlamentare grisi Marrëveshjen e Prespës