Si do ta ndryshojë marrëdhënien Greqi-Maqedoni e Veriut, presidentja Davkova! Flet historiani!

Read Time:1 Minute, 26 Second

Historiani Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila, DritareTv, komentoi deklaratën e Siljanovska Davkova, që ka nxitur reagime në Athinë, pasi presidentja këmbëngul të përdorë emrin e vjetër Maqedoni dhe jo atë kushtetues, ‘Maqedonia e Veriut’.

“Gabojmë kur themi që popullsitë e vjetra janë zhdukur. Popullsitë nuk zhduken, mbivendosen. Vjen një popullsi e re, zë vendin, merr “frenat” e pushtetit, kushtëzon jetën fetare, politike, ekonomike etj. Por popullsia e vjetër nuk zhduket, ekziston, mbijeton. Nuk ka zhdukje mekanike, dhe kjo duket qartë në Maqedoni, Bullgari.

Në Bullgari ka qenë popullsia trake, kishte kontakte të ngushta me ilirët, me grekët më në Jug, por ishin entitetet i veçantë. Erdhën më pas 7 fise sllave, në shek. VI-VII që u vendosën në atë territor. Më pas erdhën bullgarët, fis turk, popullsi luftarake. Por nuk do të thotë që sllavët, trakët u zhdukën. Nga ana racore, bullgarët, janë sllavë padyshim por dallojnë nga çekët, sepse mbijetojnë edhe racat e vjetra.

Ka pasur debate në ’92-in kur u krijua Maqedonia e pavarur, Greqia pati shqetësim të madh. Greqia kundërshtonte që të quhej Maqedoni. Ministri ekstremist i Mitsotakisit, pretendonte se nuk duhej të quhej Maqedoni, edhe pse ashtu ka qenë që në mesjetë. Ndërkohë ministri maqedonas e kundërshtoi duke i thënë: “Ju keni një krahinë që quhet Thrakë, duhet të themi ne që jemi trashëgimtarë të saj?”.

Kjo ishte një përgjigje jashtëzakonisht e bukur.

Deklarata e presidentes së zgjedhur Siljanovska Davkova nxiti reagime, edhe pse vetë ajo ka pranuar se do të respektojë Marrëveshjen e Prespës, por në deklarata publike do të përdorë emrin Maqedoni. Një emër që ka ndryshuar tre herë, në këto 20 vite”, tha historiani Xhufi./M.K-dritare.net

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/ 3 milionë euro, kjo është rezidenca madhështore e Loredanës në Zvicër
Next post Mitsotakis: Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së dhe në marrëdhëniet me Greqinë