BDI gjatë ditës së nesërme pritet të “dridh” opinionin në Maqedoninë Veriut

Read Time:2 Minute, 15 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gjatë ditës së nesërme pritet të “dridh” opinionin në Maqedoninë Veriut. Sipas paralajmërimeve që anë arritur deri te Agjencia e Lajmeve Zhurnal, BDI gjatë ditës së nesërme në mënyrë publike do të distancohet nga përbërja aktuale e Gjykatës Kushtetuese për shkak të vendimit që të hapet procedurë për abrogimin e neneve të Ligjit për gjuhët, që kanë të bëjnë me përdorimin e shqipes.

BDI këtë distancim do e bën në cilësinë e partisë e cila ka qenë në pushtet kur është votuar përbërja e tanishme e organit më të lartë që vlerëson kushtetueshmërinë e ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe ka votuar në Kuvend anëtarët e saj, të cilët tani pokontestojnë përdorimin zyrtar të shqipes në disa sfera.

Në BDI ka pasur një debat mjaft të ashpër pro dhe kundër, sepse një pjesë e konsiderueshme e kuvendarëve të saj kanë vlerësuar se partia më mirë duhet të gjejë forma të kthehet në pushtet, se sa të dalë me një qëndrim kundërshtues i cili do t’i “gozhdonte” në pozitë për katër vitet e ardhshme. Megjithatë udhëheqësia partiake ka vendosur në mënyrë të qartë të distancohen dhe të kërkojnë falje.

“Ne nuk mund të thirremi në legjitimitetin shqiptarëve nëse nuk kërkojmë edhe falje për gabimet që kemi bërë. Një nga gabimet tona është që kemi votuar këtë përbërje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk distancohemi dhe nëse nuk kërkojmë falje, atëherë neve në mënyrë direke na takon faji historik për abrogimin neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve që si duket ka vendosur ta bëjë kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese”, kanë thënë përkrahësit e vendimit që BDI të kërkon falje publike, duke argumentuar këtë vendim.

Ende nuk dihet nëse kërkim faljen publike do e bën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, apo zëdhënësi i partisë. Por siç marrim vesh, kërkim falja do të jetë vetëm një pjesë e pres konferencës, sepse paralelisht do të paraqiten edhe hapat që kjo parti do ndërmerr në formë të bojkotit të Kuvendit, protestave, e ndoshta edhe shpallje të iniciativës për kantonizim. Nga ana tjetër, deri në momentet e fundit pritet të vazhdojnë presionet e krahut partiak i cili vlerëson se për shfuqizim të disa neneve për gjuhën shqipe “nuk ia vlen të humben gjasat për kthimin e partisë në pushtet”. Presioni do të jetë i ashpër deri nesër në mesditë, kur edhe pritet të mbahet pres konferenca lartpërmendur, nëse brenda kohës presioni i krahut partiak “pro-pushtetit” nuk ndryshon vendimin e marë.

Ndryshe, distancimi dhe kërkimfalja nuk ka peshë juridike, por ka peshën simbolike dhe politike, sepse për herë të parë një subjekt politik shqiptar në vëndin tonë do të kërkon falje për një gabim të bërë në të kaluarën./Zhurnal

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Shqipëria ndahet nga RMV, mban Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor
Next post Petrovska: VMRO-DPMNE ia arriti qëllimit, na largoi nga BE! Shqipëria vazhdon tutje ne mbetemi në vend