Opozita me shumë dyshime për hetimin! Akuza për anësi dhe përpjekje për nxitje tensionesh

Read Time:2 Minute, 9 Second

Partitë opozitare kanë vazhduar reagimet për mënyrën se si po zgjerohet dhe zhvillohet hetimi për tragjedinë në Koçan. BDI shkruan se qeveria në vend që të ndërmarrë masa të shpejta dhe vendimtare dhe të kërkojë përgjegjësi nga fajtorët e vërtetë, ka zgjedhur të shmangë përgjegjësinë e funksionarëve aktualë dhe është dhënë pas krijimit të tensioneve të panevojshme ndëretnike.

“Mickoski, përmes arrestimeve të pabazuara të shqiptarëve, po përpiqet të nxisë tensione ndëretnike si mbulesë për dështimet e qeverisë dhe si mjet për të shkaktuar përçarje etnike. BDI dënon ashpër arrestimet e fundit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësit e vërtetë. Këto veprime të paprovuara, të nisura nga institucionet e kontrolluara nga Mickoski, shërbejnë për të targetuar qëllimisht individë për qëllime politike”, thonë nga BDI.

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Euorpian, shkruan se fushata kundër shqiptarëve e paralajmëruar nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski duke thënë se “do t’i kapim për veshi” dhe do t’i dërgojmë në burg, tani po zbatohet në praktikë nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme. Sipas ASH-së, arrestimet e padrejta, të pabaza dhe me prapavijë të pastër etnike, duke keqpërdorur tragjedinë e Koçanit kanë dy qëllime:

“Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qendrore.
-Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian.

Reagoi edhe opozitarja LSDM, duke shkruar se zgjerimi i hetimeve për tragjedinë ende është i fokusuar vetëm në të kaluarën dhe jo në momentet kur ka ndodhur ngjarja dhe as në zyrtarët aktualë të policisë. Sipas tyre, ndër pyetjet kryesore së cilës ende nuk i është përgjigjur hetimi është se “kush do të mbajë përgjegjësi për dështimet e sigurisë, për të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjës Ministria e Brendshme dhe Shërbimi i Sigurisë Publike?”

“Faktet tregojnë se këto institucione nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Brendshme nuk kanë vepruar siç duhet gjatë ngjarjes penale juridike dhe menjëherë përpara saj. Ata jo vetëm që nuk përgatitën një plan sigurie dhe nuk bënë një vlerësim të rrezikut, policia ishte në vendngjarje atë natë fatale në disko – pa të mitur, mjete piroteknike, një ngjarje të paregjistruar, një klub pa leje – dhe nuk bëri asgjë”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Thirrja e partive opozitare është që hetimi të jetë transparent dhe i bazuar në prova që të garantonte vënien para përgjegjësisë e atyre që realisht kanë qenë përgjegjës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti: Ky nuk është sulm ndaj një partie, por ndaj një populli
Next post Arrestimet për tragjedinë në Koçan, reagon edhe VLEN