FOTO/Mbeturinat ngufasin Tetovën, bllokohen trotuaret
Problemi me mbeturinat në Komunën e Tetovës bëhet çdo ditë e më shqetesues. Disa tonë mbeturina përgjatë rrugës që të çon në teleferikun e Tetovës e mbysin këtë pjesë të qytetit nga ku përhapet një erë e keqe e padurueshme. Situata është e ngjashme edhe në vendbanimet e tjera në Tetovë.
“Vetëm premtojnë zgjedhjen e problemit të plehrave, por fotografia në qytet sa vjen edhe përkeqësohet. Nuk e di nëse duhet të vazhdojmë të jetojmë në këtë qytet që po përballet me gjenocidin ekologjik për shumë më gjatë. Shumë ndotje të ajrit dhe mini deponim ilegale pranë çdo kontejneri”, thotë një banor i Tetovës.
Kryetari i komunës Bilal Kasami siguroi se nga një janari kompania sllovene do të filloj me menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Sipas tij tashmë ka nisur kjo procedurë për marrjen e punonjësve.
Ndryshe, pas grevës që punëtorët e Ndërmarrjes Komunale të Tetovës mbajtën muajin e kaluar dhe gjatë së cilës kërkuan t’u paguhen detyrimet e prapambetura, komuna vendosi t’u paguajë vetëm një pagë.
Mirëpo, siç thonë punëtorët e komunës së Tetovës, atyre nuk u janë paguar pagat për tre muaj. Për shkak të vonesave të tilla të pagave prej vitesh, ata janë pa sigurime shëndetësore, dhe kryesisht janë të sëmurë dhe të moshuar që punojnë në temperatura nën zero dhe në kushte shumë të këqija. /Telegrafi/
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating